MENU
klinika

7-17 vjeç: Kampionati Europian

Durrësi pret “mbretin”…

15.05.2023 - 20:07

       Erdhi nga lindja, për të magjepsur perëndimin. Ndërsa, zanafillën, kjo lojë e ka si pjesë e strategjisë së luftës. Por, shahu bazohet tek inteligjenca dhe përqëndrimi.

Sikurse e ka përcaktuar profesori Klaus, dekan i Filozofisë në universitetin Hambold, “njeriu mëson më shumë duke luajtur, sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Pra, është një lloj dueli mendor… duke zhvilluar logjikën e praktikën.

Qyteti i lashtë bregdetar është përzgjedhur si vendi organizator i Kampionatit Europian të Shahut, në shkolla. Durrësi ngjan vendi ideal për këtë dhe me kushtet optimale gjatë garës, që vijon nga 13 deri më 21 maj.

Në ceremoninë e çeljes, përshëndetën: Presidenti i Federates Europiane, Zurab Azmaiparashvili, Presidenti i Federates Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, Presidenti i Nderit, Eduart Shalsi, Sekretarja e përgjithshme Majlinda Pilinci, si dhe Kryegjyqtari nga Polonia, Aleksander Sokolski!

Rreth 200 pjesëmarrës, në një sallë me ngjyra rinore dhe një model, për organizimin!

Tregues këto, mbi interesin e jashtëzakonshëm që ka Europa, për masivizimin e shahut! Sot, sporti i shahut është më i ndjekuri, pas atij të futbollit e po kështu, edhe përsa i përket botës shahistike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rozana Gjergji kampione e Shqipërisë për Femra

“Mbret” i shahut shqiptar kurorëzohet IM Franc Ashiku!

30 mijë Qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë më 9-12 prill

10 milionë euro për një fundjavë në Shqipëri