MENU
klinika

Fermerët e sherbelës

Dy dekada në shërbim të bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe

01.05.2023 - 14:08

Tani është periudha më e rëndësishme për kujdesin ndaj bimëve medicinale.

Prej orëve të para të mëngjesit, punëtorët në Malësinë e Madhe, nisin punën për t’i shërbyer sherbelës. Prej 15 vitesh, Sanije Hyseni, punon në këtë sektor dhe na tregon se sa kujdes kërkon kjo bime.

“Duhen mbjellë me kujdes, do prashitje, nëse nuk e punon mirë nuk prodhon. Duhet shumë mund”– shprehet Sanije Hyseni.

Alban Isaj, fermer prej 25 vitesh tregon se kultivimi i sherbelës, ka mundim por ia vlen.

“E kam trashëguar prej babait. Shpenzime ka boll, por ia vlen, 90% po. Prodhimi ynë shkon në Amerikë dhe Turqi”.

Prodhimi shqiptar ka një rëndësi për tregun botëror pasi fermerët e Malësisë se Madhe, janë porositur nga importuesit që të mos përdorin plehrat kimik.

Pas korrjes, e gjithë sherbela shitet kryesisht në Amerikë dhe pjesa tjetër në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Furnizojnë tregjet franceze, gjermane, italiane

Bimët mjekësore, financohen 816 projekte për mbjellje të reja

Paniku për grurin dhe sanksionet

Çfarë ndodhi me importet e drithërave nga Rusia?