Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur ditën e sotme në organin e akuzës në Lezhë për të verifikuar rezultatet e hetimit në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Sipas BW, lëvizja e hetuesve britanikë ka ardhur pas kërkesë për ekstradim të shtetasve britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Nikulajt në cilësinë e informatorëve që udhëzonin killerin portugez për lëvizjet e objektivit.
Sipas policisë organizator i kësaj vrasje dyshohet se është Edmond Haxhi, ndërkohë që katër shtetas britanikë mes të cilëve dhe një grua ishin vendosur në hotelin e viktimës dhe mbikëqyrnin çdo lëvizje të tij.
Nikulaj u vra pak javë më parë në biznesin në pronësi të tij në Shëngjin.