MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Shëngjin

Vrasja e Ardian Nikulaj, shpallen në kërkim 5 persona

26.04.2023 - 16:00

Policia duket se ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin.

Burime për News 24 bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.

Mësohet se policia ra në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka identifikuar një vajza që ka blerë motorin që është përdorur për ngjarjen kriminale.

Kujtojmë se besohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë edhe aktiviteti politik i Nikulajt, ajo që ka sjellë ngjarjen e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëshort i dy grave dhe pronar i resortit të njohur

Përcillet në banesën e fundit Ardian Nikulaj

Kandidat për këshill bashkiak në listat e PSD (FOTO)

U vra me armë zjarri në lokalin e tij, ky është biznesmeni i njohur