MENU
klinika

Ngjarja tronditëse në Kavajë

E ekzekutoi para syve të së atit me plumb në kokë, ja pse Habib Rexha e qëlloi me dorën e majtë Arjan Gosën

22.05.2023 - 16:28

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e së dielës në qytetin e Kavajës, ku Arjan Gosa u qëllua për vdekje nga 31-vjeçari Habib Rexha.

Gosa në momentin që u qëllua nga Rexha ishte duke konsumuar një kafe me të atin e tij në një nga lokalet e Kavajës.

Rexha qëlloi 48-vjeçarin me dorën e majte dhe vetëm me një plumb në kokë. Burime për mediat bëjnë me dije se kjo gjë ishte një tjetër detaj i cili çoi Policinë në identifikimin e tij. 31-vjeçari mësohet se ka qëlluar me të majtën për arsye se gishtërinjë e dorës së djathtë nuk i ka pasi i ka humbur gjatë një shpërthimi kur ishte i vogël.

Habib Rexha ishte kthyer nga Italia për të marrë hakun e vëllait të tij, Altin Rexha, i cili mbeti i vdekur më 29 mars pasi u qëllua disa herë me thikë nga Armand Gosa. Ky i fundit ka mbetur i vdekur dhe vetë po atë ditë, pasi Altin Rexha edhe pse i plagosur u kundërpërgjigj me pistoletë.