MENU
klinika

Autori u largua në këmbë

Vrasja me plumb në kokë e Arjan Gosës/ Viktima po pinte kafe me të atin

21.05.2023 - 19:36

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në Kavajë, ku mbeti i vdekur Arjan Gosa.

Viktima ishte duke pirë kafe në një lokal me të atin gjatë momentin që ndodhi ngjarja.

Autori e ka goditur Gosën vetëm një herë, me një plumb në kokë dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Ndërkohë po vijon kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë për të zbuluar identitetin e autorit dhe për të zbardhur zgjarjen.

Kujtojmë se Arjan Gosa ishte vëllai i Edmond Gosës që u vra gjatë një sherri me Altin Rexhën pak javë më parë, ku mbetën të vdekur të dy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN