MENU
klinika

"Do flas për Himarën kur të mbarojnë zgjedhjet në Greqi"

Edi Rama flet për fitoren e Fredi Belerit: Ka vetëm një drejtësi për shqiptarët dhe grekët!

15.05.2023 - 22:47

Kryeministri Edi Rama ka komentuar fitoren e Fredi Belerit në Himarë, edhe përse është arrestuar për “blerje votash”, duke theksuar për këtë çështje do të flasë qartë pas zgjedhjeve parlamentare të 21 Majit në Greqi.

I pyetur nëse do të ketë një vendim për Belerin, kryeministri u shpreh se dy ditë para regjistrimit të kandidatëve për këto zgjedhje, u arrestua kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla, por ai nuk foli dhe nuk i kërkoi llogari drejtësisë.

“Dua të kujoj se dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, Prokuroria dhe Policia kanë arrestuar një kryetar dhe kandidat me shumë gjasë të PS, në Bulqizë, për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh. As më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t’i kërkoj gjykatës të nxjerrë provat, se kështu dua unë.

Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Është e njëjta drejtësi. Nuk ka dy drejtësi. Me të metat dhe me barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë dhe praktikisht kam preferuar të mos flasë, deri në mbarimin e zgjedhjeve të Greqi”, u shpreh Rama, duke lënë të hapur çdo mundësi.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Dua të jem shumë i qartë: Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe ana jonë, sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me qeverinë greke, për të ngritur një urë të re bashkëpunimi.

Unë nga ana ime jam i vendosur të bëj maksimumin përpara se të jemi të detyruar të reagojmë.

Dua po ashtu me këtë rast të theksoj se institucionet e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush, që nga unë i pari që ju jeni dëshmitar që nuk i kam kontestuar asnjëherë vendimet e tyre, e lëre pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë nën pikëpyetje rolin e tyre.

Dua të kujoj se dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, Prokuroria dhe Policia kanë arrestuar një kryetar dhe kandidat me shumë gjasë të PS, në Bulqizë, për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh. As më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t’i kërkoj gjykatës të nxjerrë provat, se kështu dua unë.

Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Është e njëjta drejtësi. Nuk ka dy drejtësi. Me të metat dhe me barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë dhe praktikisht kam preferuar të mos flasë, deri në mbarimin e zgjedhjeve të Greqi.

Duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve do ketë dialog dhe jo deklarata të cilat i kam dëgjuar të bëhen jo vetëm nga përfaqësues të qeverisë greke, por dhe nga parti politike të opozitës, si Syriza apo Pasok. Keqardhje e madhe, se unë besoj se minoriteti grek nuk është mish për top për aktivitete elektorale.

Dua të them zgjedhjet në Himarë kanë treguar në fakt diçka krejt tjetër, që fatkeqësisht askush nuk do ta vërë re. Ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, pa asnjë incident, kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik, si vëzhgues, gazetarë nga të gjitha mediat, një lider lokal i cili ka mbajtur televizionet gjallë me bomba tymuese për atë çfarë po ndodhte por askush nuk e shifte askund. Aty është bërë një numërim si kudo në Shqipëri, transparent dhe pa asnjë problem.