Ruben Saraiva, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt, më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, është arrestuar sot në nga policia në Marok.
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, arrestohet në Marok vrasësi i dyshuar Ruben Saraiva! Pritet të ekstradohet në ShqipëriPolicia marokene, pas shkëmbimit të informacionit me policinë e Tiranës ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, e më pas arrestimin e tij, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të 28-vjeçarit portugez.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.