MENU
klinika

Pse është kaq i komplikuar ekstradimi i vrasësit portugez

Ekzekutimi i Nikulajt/ Interpol Maroku kërkon provat nga Policia Shqiptare

09.05.2023 - 16:55

Interpol Maroku ka kërkuar nga Policia Shqiptare t’i vihen në dispozicion i gjithë dokumentacioni me provat që implikojnë portugezin Ruben Saraiva në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin.

Kanë qenë autoritetet marokene ato që kanë njoftuar palën shqiptare për lokalizimin dhe arrestimin e portugezit, i cili 2 javë pas ngjarjes u strehua në Greqi. Duke qenë se me shtetin e Afrikës Veriore, Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, ky proces është i komplikuar por jo i pamundur.

Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit i thanë Tv Klan se vetëofrimi i autoriteteve marokene për ta dorëzuar 28-vjeçarin tek autoritetet shqiptare i ka hapur rrugë ekstradimit të tij.

Gjithashtu për të kryer këtë process, autoriteteve shqiptare i vjen në ndihmë dhe përfshirja e Interpol i cili kordinoi dhe operacionin për arrestimin e vrasësit portugez.

Edhe fakti që Saraiva nuk është një shtetas maroken e bën të mundur dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare, aty ku do të përballet me dy akuza, atë të “Vrasjes për gjakmarrje” si dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj vijon në kërkim si një nga bashkëpunëtorët kryesore të ngjarjes, shtetasi anglez Harry Simpson i cili disa orë pas ngjarjes u lagua nga Rinasi me destinacion Anglinë.

Ndërkohë në shtetin britanik kanë nisur procedurat e ekstradimit, për 4 nga autorët e ngjarjes të arrestuar, konkretisht 3 britanikët vëzhgues dhe Edmond Haxhian të dyshuar si organizator të vrasjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN