MENU
klinika

Pista kryesore

Ekzekutimi me armë zjarri në Kavajë/ Detaje të reja, merren në pyetje dëshmitarët

21.05.2023 - 20:23

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Kavajë. Arjan Gosa, vëllai i Armand Gosës u ekzekutua me një plumb në kokë, në një lokal në Kavajë, në prani të babait të tij.

Gazetari Igli Çelmeta tha se autori është parë në lagjen nr.1, duke larguar me vrap dhe kishte një qese me dorë.

Në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, pasi Edmond (Armand) Gosa pas një konflikti të ndodhur me 29 mars të këtij viti me Altin Rexhën, mbetën të dy vrarë.

“Viktima Arjan Gosa ka qenë duke konsumuar kafe me babanë e tij. Autori i krimit i maskuar është afruar dhe e ka vrarë me një plumb në kokë. Dyshohet se më pas është larguar në këmbë. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se pista kryesore. Viktima e sotme Arjan Gosa është vëllai i Armand Gosës ku pas një konflikti për motive të dobëta me Arjan Rexhën, mbetën të dy të vrarë. Ngjarjen e sotme policia e lidh me atë të 29 marsit. Në bazë të sekuestrimit të kamerave të sigurisë, policia po bën kontrolle në disa banesa”, tha gazetari Igli Çelmeta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN