MENU
klinika

Zbardhet mesazhi nga Interpol

Ekzekutori i Nikulajt s’mund të ekstradohet në Shqipëri

09.05.2023 - 11:35

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e Ruben Saraivës, portugezi i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në resortin e tij “Coral” në Shëngjin.

Saraiva u vu në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Markok, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ditën e sotme “Interpol Maroku” i ka dërguar një mesazh homologëve shqiptarë ku i kanë vënë në dijeni se Ruben Saraiva ndodhet në paraburgim.

“Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Interpol Maroku për autoritetet shqiptare.

Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe arsyet se pse ai akuzohet nga shteti shqiptar.

Mësohet se Saraiva ka udhëtuar drejt Marokut te familjarët e tij duke ditur që vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë shtet.

Ndërsa sa i përket ekstradimit të Saraivës në vendin tonë bëhet me dije se Shqipëria do të përdorë të gjitha manovrat ligjore të konventave ndërkombëtare për të bindur shtetin afrikano-verior për të pasur një përgjigje pozitive ekstradimi. Një prej mënyrave që mund të ndiqet është ajo e shkëmbimit me një të burgosur maroken që mund të jetë arrestuar në vendin tonë.

Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin