MENU
klinika

Mund t'ju ulet ndjeshëm numri i ndjekësve

Elon Musk paralajmëron, Twitter do të fshijë profilet joaktive!

10.05.2023 - 10:24

Shefi i Twitter Elon Musk, ka njoftuar së fundmi se ky rrjet do të heqë llogaritë që kanë qenë joaktive prej disa vitesh. Musk shtoi se përdoruesit mund të vënë re një rënie të ndjekësve. Sipas politikës së Twitter, përdoruesit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre të paktën një herë në 30 ditë për të shmangur heqjen e përhershme për mosaktivitet të zgjatur.

Në fillim të këtij muaji, Musk “kërcënoi” të transferonte llogarinë e Radios Kombëtare Publike në Twitter te një kompani tjetër, pasi transmetuesi publik ndaloi postimin e përmbajtjes në 52 kanalet e tij zyrtare në Twitter, në shenjë proteste ndaj një etiketimi në Twitter që nënkuptonte përfshirjen e qeverisë në përmbajtjen e tij editoriale.

Muajin e kaluar, Twitter hoqi shenjën e kaltër nga profilet e mijëra njerëzve, duke përfshirë të famshëm, gazetarë dhe politikanë të shquar. Musk e bëri verifikimin e llogarisë pjesë të abonimit Blue të Twitter, një veprim që ai tha se do të adresonte problemin e llogarisë së botit të rrjetit social. Miliarderi i teknologjisë rikujtojmë se do t’u ofrojë së shpejti përdoruesve të Twitter mundësinë që artikujt e gazetave t’i blenë.

Në një deklaratë të bërë së fundmi, Elon njoftoi se do të zbatonte një model financiar, i cili ka dështuar kur është testuar nga platforma të tjera në të kaluarën. Së fundmi Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje. “Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjalli sërish polemika

A do të prodhojë dronë Elon Musk?


Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero!

Të metat në sistemin e sigurisë Bitlocker

Virusi fshihet në mes të Windows

Ja për çfarë bëhet fjalë!

WhatsApp po punon pas shpine?