MENU
klinika

"Kam 5 vite që po dëgjoj akte çnjerëzore..."

Ervin Karamuço ngre alarmin pas fenomenit tronditës në Shqipëri

10.05.2023 - 19:11

Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar që të merren masat në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, pasi ndodhin aksidente të shumta. Madje disa banorë të zonës kanë hedhur akuza se hidhet vaj dhe naftë në rrugë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, i cili shkruan se hedhja e vajit, naftës dhe lendeve të tjera viskoze të padukshme në disa akse rrugore, po krijon aksidente, te vdekur dhe panik publik.

“Kam 5 vjet qe dëgjoj per akte çnjerëzore ende të pakonfirmuara nga policia, por që vazhdojne te shtojnë radhët e dëshmitarëve dhe viktimave.

Hedhja e vajit, naftës dhe lëndëve të tjera viskoze te padukshme ne disa akse rrugore, po krijon aksidente, te vdekur dhe panik publik.“, shkruan Karamuço në një postim në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mund të bini pre e grabitjes me armë"

Eksperti jep alarmin: Kujdes në sheshin “Skënderbej”