MENU
klinika

"Dyshime se janë përfshirë edhe shqiptarë"

Hakerimi i sistemeve digjitale dhe qeveritare, Karamuço zbardh skenarët

21.02.2023 - 14:22

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaroi se për hakerat iranianë është bërë shumë e thjeshtë penetrimi në sistemet digjitale dhe qeveritare në vend, kjo sepse nuk janë marrë masat e duhura nga autoritetet për mbrojtjen e tyre.

Në një intervistë për Abc News, Karamuço u shpreh se kjo mund të bëhet edhe nga çdo hakerues me formim mesatar në Shqipëri.

Karamuço shtoi se ka dyshime që ka edhe shtetas shqiptarë në grupimet e këtyre hakerave.

“Shikoni sesa e lehtë bëhet ky akses dhe nuk është nevoja të kemi hakera iranianë, por atë mund ta bëjë çdo hakerues me formim mesatar edhe vendas. Ka dyshime, janë dy llogari në Telegram, nuk janë të gjithë iranianë, absolutisht. Arrin të dallohet mënyra si komunikojnë, dokumentet që nxjerrin, përplasja që ka midis tyre. Ka dhe shtetësi të tjera, edhe nga ana e Policisë së Shtetit dyshohet që ka edhe shqiptarë në këto grupime, patjetër”, theksoi ai.

"Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel"

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta!

“Kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”

Muhamet Rrumbullaku reagon për vrasjen e efektivit: Zotohem se do bëjmë gjithçka…

"'Meritë' e Ramës dhe politikanëve të tjerë ndër vite është se…"

Vizita e kryeministrit në Athinë/ Fatos Lubonja: Patriotizëm për shpërlarje!