MENU
klinika

Xhaxhai i Fatmir Sulovarit: Duam trupat!

Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë protestë në Tiranë

02.05.2023 - 10:41

Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, po protestojnë tek Drejtoria e Përgjitshme e Policisë Shtetit në kryeqytet.

Xhaxhai i Fatmir Sulovari tha për News24, se “duam të paktën trupat, shteti ngulojmë për të zbardhur ngjarjen”.

“Duam të paktën trupat, shteti duhet të punojë, i ka mundësitë, sikur e kanë lënë në harresë. Jam xhaxhai i Fatmirit. S’kemi dyshime, në të kundërt do kishim komunikuar me policinë. Shteti ka mundësinë që ti gjejë. Konflikti i pronësisë s’ka lidhje. Nëse do kishte konflikte s’do dilte lirshëm.Është një protestë paqësore, që shteti të ngulojmë për të zbardhur ngjarjen”, tha ai.

Një tjetër familjar u shpreh: “Të gjendet trupi të paktën t’i hedhim një dorë dhe ne familjarët. Do qëndrojmë këtu derisa të kemi fuqi.”

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej datës 6 prill 2023. Ka dyshime se ata janë vrarë dhe më pas groposur. Pavarësisht kërkimeve, policia dhe familjarët ende s’kanë gjetur asnjë gjurmë të tyre.

Në pranga është vendosur një 28-vjeçar, si person i dyshuar se ka dijeni në lidhje me ngjarjen.

Sofokli Baxheri dyshohet se u ka dhënë me qira autorëve një banesë dhe garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë.

28-vjeçari raportohet se ka “kycur” gojën para hetuesve dhe s’ka treguar emrat e personave, të cilëve u ka vënë në dispozicion ambientet.

Pikërisht në pronën e tij, policia ka gjetur automjetin tip Mercedes-Benz E Class që dyshohet se është përdorur nga autorët për rrëmbimin e dy 46-vjeçarëve, si edhe për vendosjen e një sasi eksplozivi në banesë e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla në dhjetor 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lihen të lirë personat e shoqëruar

Ende mister fati i dy 46-vjeçarëve të zhdukur


Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!