MENU
klinika

"Uroj që të dalë nga burgu së shpejti"

Fitorja e Belerit në Himarë, reagon Mitsotakis: I lumtur!

15.05.2023 - 14:45

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas fitores së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, në Himarë.

Për mediat greke Mitsotakis tha se është lumtuar kur u informua lidhur me fitoren e Belerit për të qenë në krye të Bashkisë së Himarës.

“U lumturova kur u informova se në Himarë, Fredi Beleris ia doli dhe u zgjodh kryetar me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të përfundojë shpejt”, tha ai, duke theksuar se “rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”.

Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’  fitoi me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri arriti të marrë 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!

Furtunë në qeverinë greke!

Mitsotakis ndryshon katër ministra

Temperaturat arrijnë 44 gradë

Greqia “mbytet” nga i nxehti afrikan