MENU
klinika

Një serial i animuar vjen së shpejti

Flor Binaj “i dhuron” Shqipërisë superheroin e parë

10.05.2023 - 10:47

Florjan Binaj nuk njihet vetëm për punën e tij si aktor në “Portokalli” apo shfaqje tjera dhe për eksperiencën së fundmi si moderator, por edhe për artin e tij. Pikërisht talentin e tij në të shkruar dhe atë në të pikturuar, artisti e ka shfrytëzuar për një super projekt, detajet e të cilit ai i ka ndarë në postimin e fundit në Instagram, teksa duket se Binaj ka vendosur t’i “dhurojë” Shqipërisë superheroin e parë.

Kështu, aktori së bashku me mikun e tij, Daniel Kordhoni, kanë vendosur që të krijojnë një version të animuar të Skënderbeut, që sigurisht është superheroi i të gjithë shqiptarëve, teksa prej dy vitesh punojnë për të krijuar historinë e aventurave të tij që do ja tregojnë të gjithë shqiptarëve.

Po ashtu personazh të serialit të animuar do jenë edhe fëmijët e tyre, që do t’i bashkohen “aventurave” të Skandebeg, teksa Flori zbulon se deri më tani ka pasur një punë të madhe si nga ana e tij, po ashtu edhe nga ana e Danielit dhe artistëve që janë marrë me projektin, madje ka pasur momente kur kanë dashur të dorëzohen, por dëshira për t’i dhuruar njerëzve një personazh të tillë i ka shtyrë t’j dalin deri në këtë pikë.

Por tani, ata janë detyruar të kërkojnë ndihmën e të gjithë shqiptarëve që superheroi Skanderbeg të “marrë jetë”, duke qenë se zhvillimi i historisë së një seriali të animuar, kërkon shuma mjaft të mëdha, të paktën sipas standarteve të larta me të cilët prodhohen sot. Detajet e projektit të djemve i gjeni më poshtë, të shpjeguar nga vetë ata:

Shumë suksese cunave dhe mezi presim ta shohim superheroin tonë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori flet për jetën e tij përpara “Portokalli”

Flor Binaj: Kam punuar faturino fugoni