MENU
klinika

"Vendoret"

Golemi dhe Çaçi të bindur për fitoren e PS më 14 maj

05.05.2023 - 12:36

Kur ka mbetur pothuajse një javë kohë përpara periudhës së heshtjes zgjedhore sa i takon zgjedhjeve vendore të 14 majit, drejtuesit politik dhe kandidatët e forcave politike kanë dalë sërish në terren në takim me qytetarët, ndërsa kanë prezantuar programet e tyre. Nga Kavaja teksa zhvilloi një takim me Forumin e Gruas në Kavajë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti dhjetëra gra demokrate, të cilat iu bashkuan familjes socialiste. Ai u shpreh se çdo demokrat e ka kuptuar sot se gjëja më e rëndësishme është familja dhe jo partia. Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u shqetësuan kurrë për kopshtet çerdhet dhe shkollat e Kavajës, tha ai, sepse halli i tyre i vetëm është “non-grata” e Amerikës. “Saliu me Ilir Metën nuk kanë hallet tona, ata kanë halle të tjera. Ata nuk shqetësohen për ju. Kur ishte hera e fundit që patë Sali Berishën të shqetësohet për një çerdhe? Nuk e mban mend njeri se nuk ka ndodhur kurrë. Kur ishte hera e fundit që Saliu të shqetësohet për një kopësht? Nuk e mban mend asnjë, se nuk e ka bërë kurrë. Kur ishte hera e fundit që Sali Berisha u shqetësua për një shkollë? Nuk e ka bërë kurrë, prandaj nuk e mban mend njeri. Sali Berisha ka vetëm një hall, që nuk e lënë amerikanët të dalë nga shtëpia. Pas këtij takimi secila prej zonjave këtu mund të marrë avionin të shkojë ku të dojë, përveç Sali Berishës që nuk shkon dot deri në Rinas”, deklaroi Veliaj.

Beci takim me banorët e lagjes Dërgut
Ndërsa kandidati socialist për kryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar një takim me banorët e rajonit numër 3 të cilët i shprehën problematikat e tyre dhe mungesën e plotë të vëmendjes në këto vite nga bashkia e Shkodrës. Ndërkohë gjatë takimit me banoret e kësaj zone u regjistrua edhe një incident pasi një pjese e suvasë të një pallati ra ne vendit ku po zhvillohej takimi , por fatmirësisht nuk pati dëme ne njerëz. Në fjalën e tij përpara banorëve kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci tha se duhet një ndërhyrje emergjente për rikonstruksionin e këtyre pallateve ndërsa shtoi se ka ardhur koha qe ti kthejmë faqen Shkodrës. Kandidati Beci deklaroi se projektet për infrastrukturën do të jenë fokusi kryesor në punën e tij.

Spahia me banorët e Dobraçit dhe Golemit
Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia, zhvilloi dje një takim me banorët e Dobraçit dhe të Golemit, teksa mori mbështetjen e tyre për 14 Majin. Spahia duke folur për punën e bashkisë në këtë mandat 1 vjeçar të tijin, hodhi poshtë akuzat e kryeministrit se janë bërë pengesë për rrugën Shirokë – Zogaj dhe ujësjellësin e Zogajve. Arsyeja që nuk punohet është mungesa e financimit pasi bashkia ka kryer në kohë rekord lejet deklaroi ai. “Ndërsa rivalët vijnë pa projekt për Shkodrën dhe vetëm me mashtrime 3D, ne kemi një plan të qartë dhe investime të përcaktuara sipas nevojave të çdo zone tha kandidati Spahia”, deklaroi ai. Fitorja e 14 Majit do të sjellë për Shkodrën zhvillimin e kërkuar u shpreh në mbyllje të takimit kandidati Spahia.

Balla nga Patosi: Votoni punën dhe zhvillimin e qytetit tuaj
Ndërkaq, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Gjirokastrës, njëherësh kryebashkiak aktual i qytetit të gurtë, Flamur Golemi shprehet në rrjetet sociale se alternativa e vetme për qytetarët më 14 maj, sipas tij, është vetëm PS. “Nesër ora 16:30, të gjitha rrugët të çojnë te parku në Virua. Presim kryeministrin Edi Rama. Në 14 maj rruga e vetme për të shkuar përpara është Partia Socialiste”, shkruan Golemi. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi përveç takimeve, vijon edhe me fushatën e mbjelljes së pemëve, lajm të cilin e ka ndarë në rrjetet sociale. “Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt #14Majit. Bashkë me qytetarët e Sarandës do të çojmë PËRPARA punët e bukura në këtë qytet me një potencial të jashtëzakonshëm”, shprehet Çaçi. Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla është ndalur sot në Patos ku ka theksuar se më 14 maj votohet për çuar përpara të gjitha projektet për zhvillimin e çdo qyteti, të çdo bashkie, si dhe bëri thirrje që askush mos ta çojnë votën dëm tek hijet e së shkuarës. Balla nënvizoi se nëse doni një bashki që punon dhe nuk fle gjumë atëherë të votojnë Partinë Socialiste pasi është e vetmja zgjidhje për të çuar përpara Shqipërinë dhe shqiptarët. “Më 14 maj vota juaj është vendimtare për Patosin dhe për gjithë Shqipërinë. Nëse doni punë keni Fationin, nëse doni ta çoni votën dëm janë dy kandidate të tjera me të cilat nuk kam asnjë problem, se nuk janë ato problemi, por problemi i tyre janë ata që i kanë vënë. Fationi është një kandidat që Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë sjellë për Patosin, për të vazhduar përpara shumë punë të mira që janë bërë në këto vite, por gjithashtu edhe për të realizuar ato që nuk janë bërë ende. Nëse do që bashkinë ta vësh në punë duhet t’ia japësh votën përfaqësuesve të Partisë Socialiste, nëse do që bashkinë ta vësh në gjumë kemi miqtë e bilbilit dhe iku bashkia”, deklaroi Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, me risk të lartë”

ISP publikon zonat problematike dhe shkaqet


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin