03.05.2023 - 11:12
Qeveria greke ka ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të vendit të 21 majit partinë politike të lidhur me grupin neo-nazist Agimi i Artë. Sipas transmetuesit publik ERT, Partia Kombëtare, e themeluar nga ish-deputeti i grupit Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris, i dënuar për krime, është ndaluar të konkurrojë në zgjedhje nga Gjykata e Lartë e Greqisë.
Vendimi i gjykatës u bazua në një ligj që parandalon të dënuarit për krime të rënda të kërkojnë poste. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Greqisë ndaloi edhe dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, Unionin Patriotik dhe Partinë Patrida, të konkurrojnë në zgjedhje
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë do ndodhë me shqiptarët?
BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi
Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike