Ish-deputetja Grida Duma ka rikthyer në vëmendj historinë e bujshme të trekëndëshit të dashurisë së Donald Veshaj Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani gjatë edicionit të parë të “Big BrotherVIP’.
Teksa ishte e ftuar në “Më Lër Të Flas” Grida tha se ndonjëherë çifteve iu bën shumë mirë distancimi gjë e cila sjell jetëgjatësin e një marrëdhënieje :
“Çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Jo ndahen, ndarja është gjë tjetër, por nuk bëjnë të njëjtën punë”, duke shtuar se çiftet që janë në të njëjtin biznes vuajnë”– tha ajo.
Sakaq Romeo ia ktheu me shaka se sapo i ndau Borën dhe Donaldin dhe Grida tha:
“Shiko, që nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh se ajo (Bora) përballon, toleron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria, sepse ia keni treguar me kamerat e Top Channel te “BBVA 1”, s’kam ç’them”, u shpreh moderatorja, duke rikthyer kështu romancën e bujshme të Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë së famshme dhe rikthimin me Borën pas ndarjes nga këngëtarja.
Ndërsa Donaldi e cili e mori me sportivitet situatën, u shpreh: “Urime njerëz të çeliktë!” ku me paserdhi sërish ndërhyrja e Romeos i cili me nota humori i tha Gridës:
“Sapo i ndave prapë”.