MENU
klinika

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë

“Përplasje” dhe ironi mes Donald Veshajt dhe Luana Vjollcës!

15.11.2022 - 10:58

Duket se një “përplasje” virtuale ka nisur mes moderatorëve Luana Vjollca dhe Donald Veshaj.

Gjithçka nisi nga një video e Donaldit, i cili ironizoi moderatoren e “Zemër Luana”, për klikimet dhe videot e saj falenderuese ndaj fansave.

Klikimet e Luana Vjollcës në emisionin e ri janë komentuar jo pak në rrjetet sociale nga fansa dhe ndjekës.

Madje vetë Luana ka publikuar shpesh në rrjetet e saj sociale foto dhe video ku tregon rekordet e klikimeve dhe falenderon fansat e saj.

Mirëpo, Luana Vjollca është kundërpërgjigjur me një postim të fundit në Instagram, krahas së cilit shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, dukshëm kundërpërgjigje ndaj Donaldit dhe ironisë së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E akuzoi për kopje por më pas...

Çfarë ndodhi mes Luana Vjollcës dhe Bora Zemanit?