“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një burrë 47 vjeç dhe kam pak kohë që më janë formuar gurë në tëmth. Kam dëgjuar se në këto raste duhet të mbash dietë, prandaj nëse ka mundësi doja të dija se çfarë ushqimesh janë të rekomandueshme në rastin tim?
Mjeku: Është e vërtetë që personat që vuajnë nga gurët në tëmth,rekomandohet të tregohen mjaft të kujdesshëm përsa i përket mënyrës së ushqyerjes, në menynë ditore, sepse në mjaft raste mund të ndodh që disa ushqime të ndikojnë në acarimin e gjendjes. Për këtë arsye personave që kanë gurë në tëmth, u këshillohet të konsumojnë ushqime organike: zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht: kastraveci dhe rrepa e kuqe. Po ashtu rekomandohet konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë. Ushqime të tjera të mira janë: hudhra dhe vaji i hudhrës, lëngu i rrushit (jo alkoli), mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri, bulmetra (p.sh. djath fshati) por duhet të kenë sasi të pakta yndyre.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.