MENU
klinika

Ja cilat janë

5 shenjat të gurëve në veshka që duhet t’i mbajmë mend

25.02.2020 - 11:09

Njerëzimi e ka njohur problemin e gurëve në veshka që nga viti 600 para Krishtit. Për më tepër, burrat kanë më shumë rrezik për të marrë këtë sëmundje sesa gratë.

Simptomat e kësaj sëmundje mund të jenë të heshtura, por nëse gurët lëvizin shenjat do të jenë të rënda dhe shumë të dhimbshme. Pra, është e rëndësishme të jesh në gjendje t’i njohësh menjëherë ato dhe të konsultohesh me një mjek.

Ne kemi krijuar një listë të simptomave për ju që tregojnë se keni gurë në veshka. Ne ju sugjerojmë t’i studioni ato me kujdes dhe nëse është e nevojshme të ndërmerrni veprime të menjëhershme për të zgjidhur problemin.

  1. Dhimbje e fortë

Mund të ndjeni dhimbje ekstreme në bark, shpinë ose ijë. Kjo ndodh kur guri fillon të lëvizë duke krijuar presion në veshkat. Ndërsa guri lëviz, dhimbja mund të shkojë nga prapa në ijë.

  1. Ndryshimet në urinim

Ekzistojnë disa ndryshime të mundshme në urinë për shkak të gurëve në veshka.

Një nevojë e vazhdueshme dhe e shpeshtë për të urinuar ndodh kur guri fillon të lëviz dhe arrin në fshikëz. Kjo gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje dhe ndjesi djegieje gjatë urinimit.

Sasia e urinës mund të zvogëlohet, e cila shoqërohet me gurë që janë në uretër. Mund edhe të ndalojë plotësisht rrjedhën e urinës.

Gjaku mund të shfaqet në urinë për shkak të pranisë së gurëve në traktin urinar. Një erë e keqe mund të tregojë se keni një infeksion në veshkat tuaja.

  1. Të dridhura dhe ethe

Të kesh një temperaturë të lartë mund të thotë që ekziston një infeksion në traktin urinar ose në veshka. Kjo mund të shkaktojë komplikime me sëmundjen e gurëve në veshka.

  1. Të vjella

Kjo është për shkak të faktit se veshkat dhe trakti gastrointestinal kanë një lidhje të përbashkët të nervave. Këto simptoma mund të jenë gjithashtu rezultat i dhimbjes së fortë.

  1. Ndjeheni shumë të dobët ose të lodhur

Funksioni i veshkave zvogëlohet nëse keni gurë. Për shkak të kësaj, një grumbullim i toksinave mund të ndodhë në trup. Ato mund të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni. Mund të ndjeheni më të lodhur se zakonisht dhe të përjetoni dhimbje të forta, gjë që mund t’ju bëjë më të dobët.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vigjilent ndaj këtyre shenjave

Çfarë tregon prezenca e gjakut në urinë?


Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj