MENU
klinika

Ndodh një herë në një dekadë

Identifikohet ylli që shpërtheu 21 milionë vite dritë larg Tokës

31.05.2023 - 08:50

Një astrofizikan në Britaninë e Madhe tregoi se ylli që shpërtheu në një galaktikë 21 milionë vite dritë larg nga Toka ishte një yll supergjigant i kuq.

Shpërthimi i zbuluar rreth 10 ditë më parë dhe u bë një nga titujt kryesorë ndërsa astronomët vrapuan për të vëzhguar supernovën që ndodh një herë në një dekadë.

Supergjigantët e kuq janë yje shumë të mëdhenj që i afrohen fazave të mëvonshme të jetës së tyre yjore.

Supernova, e quajtur ”SN 2023ixf”, ndodhi në galaktikën Pinwheel dhe u pa për herë të parë nga një astronom amator japonez më 19 maj.

Joanne Pledger, një astrofizikane në Universitetin e Lancashire Qendrore, e identifikoi yllin si një supergjigant të kuq pasi analizoi me shpejtësi të dhënat që ajo kishte mbledhur gjatë dekadës së fundit në galaktikën Pinwheel.

Pledger deklaroi se ”isha shumë fat që supernova ishte në galaktikën që kam studiuar gjatë 10 viteve të fundit”.

“Kur identifikojmë një yll supergjigant të kuq, e dimë se është në fazat e mëvonshme të ekzistencës së tij, por sigurisht, nuk e dimë se kur do të ndodhë supernova – mund të jetë vitin e ardhshëm, ose mund të jetë në një milion vjet”, shtoi ai.

Pledger tha se kjo është supernova më e afërt që njerëzimi ka parë në më shumë se një dekadë, duke e bërë ngjarjen “shumë emocionuese”.

Pledger tha se ylli origjinal do të kishte qenë rreth tetë deri në 12 herë më i madh se masa e Diellit, dhe diku midis 30 dhe 50 milionë vjet i vjetër.

Supergjigantët e kuq qëndrojnë gjallë për disa milionë vjet apo më shumë duke djegur elementë të ndryshëm si hidrogjeni ose heliumi.