MENU
klinika

Për dy ditë u vranë 17 persona

Jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Serbi

07.05.2023 - 19:17

Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiç i ka dorëzuar sot dorëheqjen e parevokueshme kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç. Lajmin e ka konfirmuar për Tanjug burime nga Ministria e Arsimit. Në letrën që ia dërgoi kryeministres, Ruzhiç edhe një herë u shprehu ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave.

“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time,”-shkruan ndër të tjera Ruzhiç në një letër drejtuar kryeministrit.

Në Serbi, për 2 ditë u vranë 17 persona nga dy sulme me armë zjarri brenda shkollave. Njërën e kreu një 14-vjeçar, tjetrën një adoleshent, 17 vjeç. Ngjarjen kanë shkaktuar terror në Serbi, ndërsa vendi shpalli zi kombëtare për disa ditë në nder të viktimave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një i ri vret me armë zjarri 8 persona

Serbia tronditet nga një tjetër masakër

"U shtriva sipër që të mendonte se kisha vdekur"

Deklarata tmerruese e nxënëses ku ndodhi masakra në Serbi

14-vjeçari mbajti shënim inicialet e viktimave

Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e letër


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin