MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje barku të tmerrshme…

18.05.2023 - 10:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mirëmbrëma nga një nënë 37-vjeçare. Kam një problem me dhimbjet e tmerrshme të barkut, ngërçe të tmerrshme të cilat shoqërohen me mundime dhe marramendje, zakonisht në mëngjes ose vonë gjatë natës kur jam në gjumë. Kjo po më ndodh për një kohë të gjatë, disa muaj e sidomos kohët e fundit më është shpeshtuar. Nuk kam bërë analiza, as kam pasur konsulta me mjekun. Pres përgjigjen tuaj

Mjeku: Për nënën 37-vjeçare po ju përgjigjem se dhimbjet në fund të barkut mund të vijnë nga sfera gjinekologjike, nga ajo urinare dhe nga probleme të zorrëve.

Zonja duhet të bëjë në radhë të parë një Eko të abdomenit (zonës së barkut) dhe gjinekologjike. Nëse problemi gjendet këtu, e mjekojmë, nëse jo do të thotë që duhet të merremi me zorrët. Pra, në distancë nuk mund të ndihmohet. Ajo duhet të paraqitet tek mjeku dhe të kryejë ekzaminimet që thamë më lart.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse keni këto shenja, nxitoni të lini një takim tek mjeku

5 rastet kur fryrja e barkut mund të jetë diçka serioze

Nisur nga thonjtë deri tek rrallimi i vetullave

5 ndryshime në trup që mund të zbulojnë shumë për shëndetin