Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale.
I pari është kryebashkiaku Veliaj, i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës.
Rekordi tjetër që ka për tu mbajtur mend gjatë në historinë e zgjedhjeve dhe te politikes është fitorja me 60 përqind e Benet Becit në Shkodër, bashkinë ku të majtët nuk kishin fituar asnjëherë në 30 vite.
Kryesocialisti Edi Rama e ka pagëzuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve publicitare. Një të tillë ka realizuar edhe në 14 maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %.
Kjo është lista e ‘Top 10’ kandidatëve socialist më të votuar, ku si i dyti renditet fituesi bashkisë Dropull Dhimitraq Toli me 81.25 % pasuar nga Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Alma Hoxha në Përmet.
Në konkurrimin e tij të parë politik Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ‘Top 10’ më të votuarëve pasuar nga Blerim Shera në Vorë dhe Andis Salla në Cërrik.
Pasi la kostumin e diplomatit, edhe Ermal Dredha në Vlorë arriti fitoren me 70.55% duke u renditur i teti në Top Listën e më të votuarëve socialistë.
Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Fation Duro në Patos edhe ata renditen në top 10 më të votuarit. Megjithëse konsiderohet si kryeqyteti socialistëve Armando Subashi nuk mundi të jetë në 10-tshen e kandidatëve më të votuar.
Sakaq paçka se fituan mandatet si kryebashkiakë duke mos arritur kuotën e 50 % të votave, katër më pak të votuar prej kandidatëve socialist renditen Klement Ndoni në Këlcyrë, Safet Gjici në Kukës, Qerim Ismailaj në Mallakastër dhe Kreshnik Hajdari në Kuçovë.
TOP 10 kandidatët socialistë më të votuar:
- Tepelenë Tërmet Peci 82.67%
- Dropull Dhimitraq Toli 81.25 %
- Poliçan Adriatik Zotkaj 78.87%
- Përmet Alma Hoxha 76.78%
- Librazhd Maringlen Disha 74.45%
- Vorë Blerim Shera 73.52%
- Cërrik Andis Salla 71.19 %
- Vlorë Ermal Dredha 70.55 %
- Gjirokastër Flamur Golemi 70.52 %
- Patos Fation Duro 69.97%
Katër kandidatët socialistë më pak të votuar:
- Këlcyrë Klement Ndoni 49.34%
- Kukës Safet Gjici 49.7 %
- Mallakastër Qerim Ismailaj 48.23%
- Kucovë Kreshnik Hajdari 44.88 %
Kandidatët socialistë sipas përqindjes së votave të marra më 14 maj:
Tepelenë Tërmet Peci 82.67%
Dropull Dhimitraq Toli 81.25 %
Polican Adriatik Zotkaj 78.87%
Alma Hoxha 76.78%
Librazhd Maringlen Disha 74.45%
Vorë Blerim Shera 73.52%
Cërrik Andis Salla 71.19 %
Fier Armando Subashi 69.38 %
Dibër Rrahim Spahiu 67.69 %
Pogradec Ilir Xhakolli 67.6%
Maliq Gëzim Topciu 66.38%
Shijak Elron Arbana 66.24 %
Mat Agron Malaj 65.91 %
Krujë Artur Bushi 65.63 %
Pali Kolefski 64.95 %
Kolonjë Erion Isai 64.28%
Lushnjë Eriselda Sefa 62.64%
Delvinë Besmir Veli 62.75%
Përrenjas Nuri Belba 62.48 %
Berat Ervin Demo 61.46 %
Korcë Sotiraq Filo 60.64%
Kamëz Rakip Suli 60.36 %
Bulqizë Festime Mjeshtri 60.27%
Shkodër Benet Beci 60.22%
Selenicë Nertil Bellaj 59.03%
Peqin Bukurosh Maci 57.78 %
Divjakë Josif Gorrea 57.37 %
Malësi e Madhe Tonin Marinaj 56.93 %
Elbasan Gledian Llatja 56.23%
Klos Valbona Kola 56.07%
Skrapar Adriatik Mema 55.84%
Vau Dejës Kristian Shkreli 55.78%
Durrës Emiriana Sako 55.57 %
Tiranë Erion Veliaj 54.69 %
Konispol Ergert Dule 54.66 %
Lezhë Pjerin Ndreu 52.78%
Gramsh Besion Ajazi 52.67 %
Libohovë Leonard Hide 52.64 %
Roskovec Majlinda Bufi 52.54 %
Sarandë Oltion Caci 52.46%
Tropojë Rexhë Byberaj 51.25 %
Kurbin Majlinda Cara 51.22 %
Devoll Eduard Duro 50.86 %
Dimal Juliana Memaj 50.85 %
Belsh Artif Tafani 50.23 %
Rrogozhinë Edison Memolla 50.11%
Këlcyrë Klement Ndoni 49.34%
Kukës Safet Gjici 49.7 %
Mallakastër Qerim Ismailaj 48.23%
Kucovë Kreshnik Hajdari 44.88 %