MENU
klinika

Ndan foto nga pushimet

Këngëtari i njohur shqiptar konfirmon lidhjen e dashurisë!

13.05.2023 - 08:35

Këngëtari Klajdi Haruni ka konfirmuar lidhjen e tij romantike. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj nga udhëtimi në ishujt tropikalë, sot ai ka vendosur të zbulojë romancën në mënyrën më të bukur të mundshme.

Në profilin e tij në Instagram këngëtari i “Threedots” ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi nga pushimet ku shihet dora e të dashurës së tij shoqëruar me një zemër.

Kaq ka postuar ai duke na lënë me shumë pikëpyetje. Këngëtari nuk zbuloi më shumë, as emrin dhe kur nisi romanca e re.