MENU
klinika

Riorganizim në Policinë e Shtetit!

Komisariati i Krujës kalon në varësi të Tiranës

19.05.2023 - 10:03

Është vendosur një riorganizim i Policisë së Shtetit. Në qarkun e Tiranës ka pasur ndryshime dhe një ndarje të re territoriale të bluve.

Balkan Web raporton se Kruja dhe Fushë Kruja do të kalojnë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina i rikthehen Drejtorisë së Policisë Durrës.

Komisariati i Krujës, që deri tani ishte pjesë e Durrësit, i bashkohet kryeqytetit dhe do të quhet komisariati nr.8. Po kështu Policia në Vorë do të emërtohet si komisariati nr.7, ndërsa posta policore e Farkës kthehet në një nënstacion policor.

Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.

Në sektorin e kundër narkotikëve është shtuar numri i efektivëve hetues dhe drejtoria e Tiranës do të ketë 2394 punonjës.