MENU
klinika

Sfida për të zgjedhur vajzat e bukura

Krist Aliaj gati për t’u rikthyer në ekran

21.05.2023 - 15:27

Kristi Aliaj ishte konkurrenti që doli në finale me Luizin. Kur askush nuk e priste, banori u shndërrua në një lojtar të fortë, duke e çuar këtë lojë deri në fund, por pa mundur të prekë fitoren. Megjithatë, atë çfarë po kërkonte, Kristi duket se e gjeti. Djali i Robert Dragot Aliajt, u kthye nga Belgjika për të gjetur famën në Tiranë, por pse jo edhe një vend pune dhe tashmë ia ka dalë.

Bëhet me dije se sezonin e ardhshëm, Kristi do të jetë pjesë e formatit “E diell”. E konkretisht, atij i është besuar posti i jurisë në “She’s on top”, format ky ku vajzat e reja provojnë aftësitë në modeling, modering e shumë sektorë të tjerë. Në sezonin e ri, Kristi do të jetë ai që do të vlerësojë imazhet e reja. E duke marrë parasysh edhe shijet e tij kritike, na i merr mendja sesa punë të vështirë do të ketë për vajzat konkurrente.

E pas disa javësh pushim, tashmë finalisti ka nisur edhe të jap intervistat e para rreth formatit. I pyetur nëse do ta ripërsëriste këtë eksperiencë, Kristi tha se ndoshta në një vend tjetër… “Është eksperiencë shumë ripërtëritëse. Mund ta bëja në një vend tjetër. Por, jo në Shqipëri. Do ndryshoja disa gjëra, do e bëja më ekstreme. Ishte shumë ‘glamour. ‘Glam’ të vërtetë nuk kishte, gjithë pseudo-glam. Por, më ‘glam’ ishin vajzat. Nuk më pëlqeu ky ekstremi nga e përditshmja te ‘glam’ direkt. Më dukej shumë e shëmtuar”.

Duke folur për komentet dhe impaktin e tij në publik, Kristi deklaroi se ka marrë shumë komplimente për edukatën e treguar. Por, shtoi se nuk ka qenë thjesht i edukuar, por edhe i duruar, kreativ dhe kurioz. “Nuk kam treguar vetëm edukatë. Kam treguar durim, kuriozitet, kreativitet, një pjesë timen artistike. Ato kanë qenë pikë kulminante se kisha qejf të shprehesha”. Por, a e meritonte Luizi fitoren? Ja si shprehet Kristi… Po, Luizi e meritonte fitoren. U përgatit. Kishte kuptuar situatën që krijohej. Kishte nevojë më shumë se të tjerët.

Ishte shansi i tij i fundit. Nëse do dështonte këtu do ishte rëndë. I rrezikoi të gjitha. I vuri gjithë kartat në tavolinë. U dorëzuan të gjithë përballë tij. Dhe unë kisha momente, dorëzim në tentativë. Unë shihja se si banorët përuleshin, dinin gjëra, i komunikonin në mënyrë indirekte. Nuk kishte fare respekt, por vetëm interes. Më erdhi gjynah për Luizin. Unë me të isha i vërtetë. Edhe për mua ishte një shans i fundit. Por, u shkëputa nga rutina në Belgjikë. Dhe po marr një ndjesi që edhe për mua ka qenë shansi i fundit për një jetë madhështore.”

Por, kur kjo eksperiencë i shërbeu për famën dhe një post brenda “Top Medias”, shuma e parave që mori nuk e ka kënaqur aspak. Kujtojmë se ish-banori i BBV fitoi çmimin e dytë, 10 mijë euro, ndërsa çmimin e parë e mori këngëtari Luiz Ejlli. Gjatë një interviste për “Wake Up”, Kristi tha se 10 mijë eurot që fitoi nuk janë një shumë e madhe dhe se sipas tij me to nuk mund të bësh asnjë gjë.

Sipas tij këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”. E për të gjithë kuriozët, që kanë pyetur nëse Kristi është takuar me striptisten që shkëmbeu edhe puthje brenda “Big Brother”, vetë ish-banori jep një përgjigje. Kur “Vëllai i Madh” i organizoi Luiz Ejllit festën e beqarisë, Krist Aliaj e shijoi në maksimum. Madje një nga balerinat që ishte e pranishme i dha një puthje në buzë.

Pasi mbaroi festa, Luizi i premtoi atij se do ta dërgonte ai te klubi ku ndodhen balerinat që ishin te festa e beqarisë. Por së fundmi ishte Jori Delli ajo që ka ndarë me fansat e saj një video ku Kristi shfaqet duke hipur te makina e “Strip Club”-it. Si qëndron e vërteta e të gjithë kësaj Kristi vendosi ta sqaronte vetë: “Dola nga makina dhe çuditërisht ishte taksia e club-it aty, unë se prisja fare as ai shoferi në fillim nuk po shikonte fare, edhe unë kur e pashë më ka ardhur shumë për të qeshur sepse ishte koincidencë”.

Rikthimi në jetën reale, ka qenë një surprizë për të, i cili ka shprehur edhe përjetimet e tij kur doli nga “Big Brother”. “E dija që ishte bërë nami por jo në këtë shkallë. Te qytetet më vinte çudi por të shikosh video dhe imazhe është tjetër dhe ta përjestosh është gjë tjetër. Ishte goxha graduale rikthimi në realitet dhe në shoqëri. Mezi po prisnin të më tregonin se çfarë ka ndodhur jashtë. Gjëja e parë që më kanë thënë nga episodi i sëmundjes që u shkëput çdo gjë nga aty, protestat nuk e dija se ishin me të vërtetë kaq masive. Çfarë më ka pëlqyer, feedback-u që kam marrë nga njerëzit edhe nga vende ku nuk e prisja fare”, u shpreh Kristi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kur shikoje që kërcënoheshin familjarët…”

Eduart Grishaj zbulon momentin më të vështirë

"Thoi është elementi më shqiptar,..."

Kjo është arsyeja pse Robert Aliaj i lyen thonjtë e zinj