MENU
klinika

"E kisha qejf por…"

Kristi flet për ish-marrëdhënien e tij me Zazën

04.05.2023 - 11:46

Krist Aliaj ka folur së fundmi për ish-lidhjen që ka pasur jashtë shtëpisë me partneren e tij të huaj Zazën.

Teksa po bisedonte me Dean, ai rrëfeu se fakti që ishin larg dhe takoheshin rrallë e bënte goxha të vështirë marrëdhënien e tyre.

Ndër të tjera Kristi u shpreh se nuk e donte por thjesht e pëlqente dhe kjo sepse ata nuk ishin takuar aq shpesh sa të lindte dashuria mes tyre.

“Mund të bëhej shumë serioze. Do shkonte drejt asaj. Nuk ishte një njohje, ishim takuar ne, por jetonim dhe larg dhe nuk takoheshim shumë. Ishte shumë e vështirë. E doja? E kisha qejf, nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim, sa ta doja unë. Ku duhet një njeri kaq thjesht”,-tregoi ai.

Kujtojmë se gjatë ditëve të parë në ‘BBVIP”, Kristi u shpreh se kishte lënë përgjysmë jashtë një lidhje me një vazjë të huaj mirëpo pas hyrjes së Keisit e gjithë historia ndryshoi ku nisi një romancë mes tij dhe këngëtaret në shtpinë e famshme.

Ka qenë pikërisht afërsia e Kristit me Keisin, çka solli edhe reagimin e Zazës. Modelja u tregua goxha e ashpër me reagimin e saj teksa e ka quajtur ish-partnerin gjarpër. “Ushqeje një gjarpër. Dashuroje një gjarpër. Respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi…ai sërish do të kafshojë,” shkroi Zaza në Instagram, postim i cili u fshi më pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E tha për ta hequr qafe Kejvinën"

Kristi i lidhur me Zazan? Reagon Robert Aliaj