MENU
klinika

Gordan Grlic Radman

Kryediplomati kroat sot takohet me Kurtin dhe Gërvallën

09.05.2023 - 09:50

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman do të qëndrojë sot, për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë në takim bilateral.

Pas takimit, ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Takimi do të nisë në ora 08:30.

Radman sot pasdite do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.