MENU
klinika

Analiza

Si lufta po futet ngadalë brenda Rusisë

24.05.2023 - 09:00

Nga Marsela Shytia

Kievi mohon vazhdimisht se ka nisur kundërofensiva pranverore e shumëpritur. Megjithatë, duket se tani lufta e tyre është futur brenda Rusisë, dhe këtë nuk dihet si do të mund ta mohojë. Ditët e fundit qytetarët e provincës ruse të Belgorodit mundën të vunë re se diçka e çuditshme po ndodhte në qytet. Sirenat e paralajmërimit ajror u aktivizuan në kryeqytet, ndërsa guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, pranoi në Ria Novosti se disa qytete u bombarduan nga forcat e Kievit. Madje, nga disa pamje, tregohen lëvizjet edhe në anën ruse të kufirit. Kështu filloi të qarkullonin thashethemet për lëvizje të mundshme të trupave ukrainase brenda territorit rus, që nëse janë të vërteta, do të jenë një pike kthese në luftë.

Reagimi i Rusisë

Konfirmimi i parë erdhi nga përfaqësuesi i qeverisë provinciale në Belgorod, sipas të cilit, u regjistrua hyrja e “grupeve të diversantëve dhe zbulimit të ushtrisë ukrainase” në territorin rus. Guvernatori saktësoi se është në kontakt me autoritetet qendrore dhe forcat e sigurisë, dhe “po punonin për të zmbrapsur armikun”. Asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga Kievi. Megjithatë, u fol për një aksion të kryer nga grupet ruse armiqësore ndaj Vladimir Putinit. “Inkursioni nga territori ukrainas në rajonin Belgorod të Rusisëkryhet vetëm nga milicitë ruse që i përkasin dy organizatave, Liria për Rusinë dhe Trupat Vullnetare Ruse”, tha përfaqësuesi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andriy Yusov për gazetën Suspilne.Sakaq, zëdhënësi Dmitri Peskov tha se Presidenti Putin është vazhdimisht i informuar për atë që po ndodh në Belgorod dhe po studiohen planet për një reagim të menjëhershëm ndaj veprimit ukrainas. “Operacioni në Kiev, – komentoi Peskov – është një operacion i zbatuar për të larguar vëmendjen nga disfata e pësuar në Bakhmut”. Ndërkohë nga pamjet që qarkullojnë në internet vihen re helikopterët rusë në veprim.

Operacionet ukrainase

Përleshje janë raportuar edhe në vendndodhjen kufitare të Grayvoron. Në orët e fundit, imazhet e qarkulluara në Twitter dhe Telegram konfirmojnë luftimet në zonën pranë kufirit me Ukrainën. Raportet flasin gjithashtu për një aksident me një helikopter rus i cili u rrëzua, për shkaqe të paspecifikuara, në rajonin e Belgorodit. Postimet nga luftëtarët rusë pro-Kiev treguan foto të tabelave të rrugëve në Lyubimovka, Bezlyudovka dhe Churovichi,  shumëafër kufirit. Automjetet pro-ukrainase u nisën më pas nga rajoni Sumy, për të arritur më pas në kufirin Grayvoron. Zona e prekur nga operacionet ndodhet në lindje të qytetit të Belgorod. Nga ana tjetër, nuk u regjistruan lëvizje në jug të Belgorodit, ku provinca kufizohet me rajonin e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe një zonë e bombarduar rëndë edhe ditët e fundit. Nga ana tjetër, nuk ka konfirmime për operacione në rajonin tjetër rus të prekur potencialisht nga veprimet pro-Kievit, pra në Bryansk.

Motivet e Ukrainës

Sipas Kremlinit, grupet pro-Kievitpo vepronin sipas udhëzimeve të Ukrainës për të shpërqendruar opinionin publik nga disfata e Bakhmut, një qytet në Donbas, i konsideruar tërësisht në duart e Rusisë. Por pas aksionit të orëve të fundit mund të ketë edhe synime të tjera. Para së gjithash, siç deklaruan vetë zyrtarët ukrainas, ajo e krijimit të një zone tampon në zonën e Belgorodit. Dhe kjo është për të shmangur bombardimet e mëtejshme të Kharkiv dhe për të siguruar qytetin e dytë ukrainas dhe rajonin Sumy.Mund të ketë gjithashtu objektiva të lidhura me kundërsulmin e shumëpriturpër të rimarrë territoret ukrainase që janë aktualisht në duart e Rusisë. Veprime të tilla përçarëse në Belgorod e detyrojnë Moskën të forcojë garnizonet ushtarake brenda territorit të saj dhe përgjatë zonave të tjera kufitare me Ukrainën. Rezultati do të ishte shpërqendrimi i sa më shumë ushtarëve rusë nga zonat e prekura potencialisht nga kundërofensiva. Dhe në fund, ndikon edhe faktori psikologjik, shumë i rëndësishëm në luftë. Nuk duhet anashkaluar pasi futja e konfliktit brenda kufijve të vet mund të ketë një efekt të dëmshëm për trupat ruse, por edhe për qytetarët.