MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më skuqen sytë sa herë më dhemb koka. Si shpjegohet?

30.05.2023 - 08:40

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje! Sa herë më dhemb koka më skuqen dhe sytë. Mos ka të bëjë kjo me tensionin?

Mjeku:  Skuqja e syve më së shumti ndodh nga sytë e thatë. Një personi të cilit i skuqen herë pas here sytë, ka sy të thatë dhe ka nevojë vazhdimisht për lot artificial, sidomos në kushte kur ka pluhur, përdoret gjatë kondicioneri, kompjuteri, telefoni etj, ndonjëherë edhe kur ka dhimbje të vazhdueshme koke, etj. Të gjithë këta janë faktorë që e thajnë syrin dhe nxisin skuqjen.

Pra nuk ka lidhje me tensionin e syrit për të cilin pacienti pyet, pasi tensioni i syrit është dy lloje llojesh (Kronik dhe akut/ krizë glaukomatoze)  dhe nuk jep skuqje. Në rastin e krizës glaukomatoze pacienti ka dhimbje të forta koke, të vjella, edem të kornes, personi nuk shikon dhe dhimbjet janë aq të forta sa e çojnë pacientin në urgjencë mjekësore. Ndërsa në rastin eglaukomës  kronike, e cila nuk ka shenja fare, mund të zbulohet edhe në një ekzaminim kronik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësoni nëse kanë lidhje

A shkakton migrena dridhje të syve?