MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Meta: Socialistët do të munden 5-0 në Qarkun e Shkodrës

11.05.2023 - 12:13

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me shtabin elektoral në Pukë deklaroi se mbështet programin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Pukën e Rrok Dodajt.

Sipas Metës, ka shumë benefite për qytetarët. Kreu i PL-së tha, ndër të tjera, se popullsia ëe Pukës është përgjysmuar, nga nga tjetër në Shkodër socialistët do pësojnë humbje të thellë.

“Unë besoj shumë me këtë frymë që ka programi i zotit Rrok Dodaj, për të gjitha investimet që do të bëhen nga bashkia, për ujësjellës apo shërbime të tjera. Çdo vendim që do të merret, do të merret në bazë të qyetarëve. Ndaj do të operojmë me uljen e taksave. Ne nuk jemi vend i varfër, por vend i vjedhur. Duhet të luftojmë që Puka të mos përgjysmohet. Prandaj pjesëmarrje masive në 14 maj. Vota është fuqia dhe dijniteti juaj”, tha Meta.