MENU
klinika

“Helenizojmë Himarën”

Minxhozi: Beleri, kandidat me qëndrime anti-shqiptare

10.05.2023 - 18:31

Në lidhje me deklaratën skandaloze të bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë i Himarës, Fredi Beleri në një intervistë për një mediat greke, analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Newsline” në ABC News tha se kjo është një deklaratë që fyen çdo shqiptar.

Analisti u shpreh se çuditërisht kjo deklaratë nuk ia prish fare humorin Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët sipas tij duhet të kishin marrë masa për përjashtimin e tij.

Minxhozi e cilësoi Belerin si një kandidat me qendrime anti-kombëtare, që me deklarata të tilla provokon edhe marrëdhëniet shumë të mira mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Kjo është një deklaratë që fyen çdo shqiptar dhe çuditërisht nuk ia prish fare humorin dy malësorëve që këto 30 vite na kanë propaganduar shumë vlerën e ruajtjes së patriotizmit dhe kanë vendosur një kandidat, i cili së pari i fut një dozë të panevojshme stresi marrëdhënieve të dy vendeve që janë shumë të mira.

Injekton një dozë helmi në një vatër të vjetër tensione, e cila mendohej se ishte mbyllur tanimë.

E çuditshme se si Berisha dhe Meta, lejojnë që ky kandidat të kandidojë dhe së dyti kur dalin premtime të tilla, të marrin masa dhe ta përjashtojnë.

Ka një CV të qartë në ekstremizmin e vet sa nuk është e nevojshme të kapesh me detaje.

Beleri prej vitesh ka propaganduar një qëndrim e cila nuk ka asnjë të përbashkët me vlerat demokratike të shteteve demokratike.

Po sikur kjo ndodhte nga një shqiptar në trojet greke do të konsiderohej si një skandal” tha Minxhozi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN