MENU
klinika

Projekte “bombë”

Muaji maj vjen me bashkëpunime mes emrave më të njohur

15.05.2023 - 10:08

Me ardhjen e verës, shtohen edhe hitet nga artistët shqiptarë. E duket se muaji maj, do na surprizojë me disa projekte “bombë”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre artistët, Ledri Vula, Capital T & Majk po vijnë me bashkëpunim i cili pritet të lancohet së shpejti.

Kujtojmë se të tre artistët sapo kanë publikuar edhe hitet e tyre solo, që u pëlqyen jashtë mase nga publiku.

Por, surprizat nuk kanë të ndalur. Një tjetër “bombë” po vjen. Tani bëhet fjalë për një duet mes Mozzik dhe Ledri Vula. Në fakt dyshja kanë paralajmëruar me disa postime dyshuese sot në ‘instastory’, postime që tashmë po i japim kuptim.

Epo, le të hapet sezoni i këngëve hite!