MENU
klinika

Trauma e 14 majit për opozitën

Nard Ndoka: Edhe Biden do humbte para një gangsteri si Rama

27.05.2023 - 17:12

Kreu i PDK, Nard Ndoka tha në një intervistë për Euronews Albania që kushdo të ishte lider opozite, Edi Rama do kishte fituar sepse i kishte blerë këto zgjedhje.

Sipas tij, 17 persona kishin votuar 34 herë në Shkodër me kartë ID, bastion i djathtë i cili në këto zgjedhje vendosi si kryebashkiak Benet Becin nga Partia Socialiste.

“Edhe sikur të vinte presidenti i SHBA-së, të bënte Amerikë në Shqipëri, Rama e kishte blerë.

Ky është edhe gangster, ky ta shkruan rezultatin para zgjedhjeve, 50+1 tha se i kishte blerë, e kishte të qartë çfarë do merrte.

E ke parasysh çfarë terrorizmi politik bën ky njeri?” – u shpreh Ndoka.