MENU
klinika

Momentet që mund të ndryshonin historinë

9 jetët e Putin, si i ka shpëtuar disa atentateve

16.05.2023 - 09:30

Nga Marsela Shytia

Që nga hyrja në Kremlin si lider i Rusisë në vitin 1999, armiqtë, dhe figura misterioze janë përpjekur t’i marrin jetën diktatorit rus, Vladimir Putin. Sulmi me dron, javën e kaluar në Sheshin e Kuq, shkaktoi tronditje në mbarë botën dhe në Rusi: si mundën dy drone me telekomandë të hynin në një nga qytetet më të fortifikuara në botë? Menjëherë pas kësaj, Rusia pretendoi se dronët ishin pronë e Ukrainës dhe se forcat e Presidentit Volodymyr Zelensky po përpiqeshin të vrisnin Vladimir Putin. Më vonë ia hodhi fajin SHBA-së. Një javë më vonë, përgjigjet ende nuk janë të qarta. Ajo që ne dimë është se Putini është aktualisht një nga njerëzit ‘më të kërkuar’ në botë, një urdhër i ICC. Rreth pesë tentativa për vrasjen e Putinit janë regjistruar që nga fundi i shekullit. Ndaj, Express UK, ka bërë një përmbledhje tëmomenteve që mund të kishin ndryshuar historinë.

Hakmarrje kundër Putin

Në vitin 2002, Putin kreu një vizitë shtetërore në Azerbajxhan, një vend i cili pak më shumë se një dekadë më parë kishte qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Presidenti i sapozgjedhur nuk e dinte se një grup burrash irakianë po komplotonin për ta vrarë. Një burrë dhe bashkëpunëtori i tij u arrestuan pasi plani për të hedhur eksploziv pranë Putinit u zbulua. Të dy u dënuan me dhjetë vjet burg dhe identiteti i tyre nuk u zbulua kurrë. Thuhet se ata kanë pasur lidhje me grupe në Afganistan dhe Çeçeni, që ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me Rusinë për shkak të luftërave.

Russia claims Putin targeted in drone assassination attempt, as videos circulate online | Fox News

“Rivali” politik

Përpjekja numër dy erdhi vetëm një muaj më pas. Në nëntor 2002, një burrë foli me rojet e sigurisë në Kremlin. Ai u tha atyre: “Unë quhem Ivan Zaitsev. Unë jam presidenti i Rusisë. Tani më çoni te Vladimir Putin!” Ai u dërgua në spital për gjendjen e tij mendore dhe më vonë doli. Por, njeriu misterioz thuhet se ka pasur gisht në një atentat që u zbulua më pas. Putini po udhëtonte në një autostradë të Moskës. Përgjatë rrugës, u gjetën 40 kg eksploziv. Ekipi i shpërthimit mbërriti dhe zbërtheu pajisjet. Putin jetoi edhe këtë herë.

Komploti në Britani

Në tetor 2003, policia britanike anti-terror prishi një plan të hartuar nga dy ish-burra të KGB-së për të vrarë Putinin gjatë një vizite në MB. Alexander Litvinenko, vetë një ish-agjent i KGB-së, i cili besohet se u helmua nga regjimi i Putinit, paralajmëroi autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për përpjekjen pasi foli me një rus të paidentifikuar. Komploti i supozuar në të cilin Putini do të qëllohej për vdekje nga një snajper u zbulua nga Scotland Yard pas informacionit nga Litvinenko. Ai tha se kishte pasur biseda telefonike me burrin dhe ishte takuar me të në Leicester Square. Litvinenko pretendoi se ai tha se Putini duhej të “rrëzohej”. Një nga ata i tha Litvinenko se separatistët çeçenë do të kryenin atentatin.

Was Putin's car crash actually an ASSASSINATION attempt by FOREIGN agents? | World | News | Express.co.uk

Atentat para zgjedhjeve

Në vitin 2013, Adam Osmayev, një çeçen, u arrestua dhe u akuzua për një komplot të dyshuar për të vrarë Putinin në një sulm në autokolonën e tij. Ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi ekstradimin e tij në Rusi, ai u burgos në Ukrainë për dy vjet për posedim të eksplozivëve të paligjshëm.Osmayev dhe gruaja e tij Amina Okuyeva ishin anëtarë të një batalioni vullnetar që luftoi kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore. Në vitin 2017, dyshes iu zu pritë teksa po udhëtonin pranë Kievit, kryeqytetit të Ukrainës. Zonja Okuyeva u qëllua për vdekje ndërsa z. Osmayev u plagos. Autori më vonë u identifikua si një rus me origjinë çeçene. “Qëllimi ishte të shkonim në Moskë dhe të përpiqeshim të vrisnim kryeministrin Putin… Afati ynë ishte pas zgjedhjeve presidenciale ruse”, tha ai.

Eksploziv në makinë

Në shtator të vitit 2022, Putin ishte viktimë e një tjetër atentati të dyshuar pasi limuzina e tij nxorri tym kudo. Presidenti rus, megjithatë, shpëtoi i sigurt. Kanali Telegram General SVR, i cili pretendon se është në pronësi të një personi të brendshëm në Kremlin dhe shpesh zbulon detaje rreth jetës në zemër të politikës ruse, tha se Presidenti po kthehej në rezidencën e tij në një autokolonë. Ai mbrohej nga pesë makina të blinduara, me Putinin në të tretën, transmetoi General SVR.

Do të jetë me sekreti në historinë post-sovjetike

Vladimir Putin miraton buxhetin të fokusuar tek ushtria

“Mos zëvendësoni dollarin, përndryshe…”

Donald Trump kërcënon vendet anëtare të BRICS

SHBA lojëra lufte në “oborrin” e Kinës

“Pakti i hekurt” i Uashingtonit për të frenuar “dragoin”

Si do të ndahen territoret midis 4 shteteve

Perëndimi mund të pushtojë “de facto” Ukrainën