MENU
klinika

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

Nga Kukësi në Shijak e Patos, KQZ u jep mandatin 14 kryetarëve të rinj të bashkive

24.05.2023 - 14:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë këtë të mërkurë mandatet për 14 kryetarë të rinj bashkish dhe këshillat bashkiakë përkatës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, është bërë dhe shpërndarja e mandateve për kryebashkiakët e rinj dhe ata që rikonfirmohen.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillat e Bashkive Peqin, Has, Kukës, Vau-Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec. Gjithashtu, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:

  • Bashkia Peqin, z. Bukurosh Maçi, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Has, z. Miftar Dauti, propozuar nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  • Bashkia Kukës, z. Safet Gjici, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Vau-Dejës, z. Kristian Shkreli, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Mirditë, z. Albert Mëlyshi, propozuar nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  • Bashkia Mat, z. Agron Malaj, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Klos, znj. Valbona Kola, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Bulqizë, znj. Festime Mjeshtri, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Shijak, z. Elton Arbana, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Cërrik, z. Andis Salla, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Gramsh, z. Besion Ajazi, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Prrenjas, z. Nuri Belba, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Patos, z. Fation Duro, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkia Roskovec, znj. Majlinda Bufi, propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”.