MENU
klinika

Merr dyfishin e mandateve

Nis numërimi për këshillat/ PS kryeson bindshëm në bashkitë Durrës dhe Shijak

16.05.2023 - 00:57

Numërimi për krerët e Bashkivë ka përfunduar, por jo ai për vendet në Këshillat Bashkiakë. Në Bashkinë e Durrësit kur janë numëruar deri më tani 12 nga 342 qendra votimi për këshillat bashkiakë.

DURRËS
Kryeson Partia Socialiste me 53.61% të votave duke siguruar 29 mandate; Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 22.91% të votave ka 12 mandate; 4 mandate deri më tani ka siguruar PD me 8.96% të votave; Partia Agrare Ambientaliste me 5.47% të votave ka deri më tani 3 mandate. Partia Social Demokrate ka vetëm një mandat me 1.93% të votave.

SHIJAK

Janë numëruar 7 nga 54 qendra votimi.

PS ka 15 mandate në këshill bashkiak me 63.91% të votave. Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 14.38% të votave. PD renditet Forcë e tretë me 8.63% të votave duke siguruar vetëm dy mandate. Ndërsa Partia Agrare Ambientaliste ka siguruar vetëm një mandat me 5.44% të votave.

Ndërsa në Bashkinë e Krujës nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN