MENU
klinika

E gjeni në Dubai, por pas tre viteve!

Një aeroport me taksi fluturuese!

17.05.2023 - 10:44

Firma e njohur e arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar Foster + Partners ka lëshuar një koncept për një terminal “vertiport” për automjetet vertikale të ngritjes dhe uljes, siç janë taksitë ajrore, të cilat do të lidhnin vendet më të njohura të Dubait dhe do të siguronin udhëtim me shpejtësi të lartë, me zero emetime.

Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum postoi në shkurt se stacionet e taksive ajrore do të fillojnë të funksionojnë në Dubai brenda tre viteve të ardhshme.

Një aeroport me taksi fluturuese do të ndërtohet në Dubai

Emirati ka planifikuar prej kohësh një shërbim taksi fluturues. Në vitin 2017, Autoriteti Rrugor dhe Transportit i Dubait (RTA ) njoftoi se synonte të lëshonte drone pasagjerësh pa shofer atë vit, duke përdorur një model të bërë nga kompania kineze Ehang.

Një aeroport me taksi fluturuese do të ndërtohet në Dubai

Në vitin 2022, kompania kineze XPeng X2 përfundoi me sukses fluturimin e parë testues të makinës së tij fluturuese në ekspozitën e teknologjisë GITEX të Dubait. Automjeti plotësisht elektrik është projektuar për të transportuar dy pasagjerë duke përdorur tetë helika.

Një aeroport me taksi fluturuese do të ndërtohet në Dubai