Artistët shprehen nëpërmjet vargjeve dhe këtë e vërtetoi edhe një herë Olsi Bylyku. Këngëtari ka publikuar ditën e sotme bashkëpunimin e tij me Elgit Dodën të titulluar “A pyete”.
Nëpërmjet rreshtave Olsi i drejtohet ish-partneres së tij Egli Takos.
“Arsyen ti e di”-thotë Olsi në një pjesë të këngës, për të vazhduar më tej: Isha betuar që nuk do të shkruaj për ty, por nuk po mbaj posturë.
Në fund ai i uron t’i realizohen të gjitha ëndrrat, teksa shprehet se sërish do të gëzohet njësoj për të.
Kujtojmë që ndonëse ka munguar një reagim zyrtar, Egli dhe Olsi prej kohësh tashmë janë përfolur për ndarje. Si fillim ata ndaluan së ndjekuri në rrjetet sociale, Egli duke hequr edhe fotot e përbashkëta.
Më pas mungoi një urim nga kjo e fundit si për ditëlindjen e vjehrrës edhe të Olsit vetë.