MENU
klinika

Presdientja flet për BBC

Osmani: Marrëveshja për të pagjeturit, arritje e madhe

10.05.2023 - 11:01

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel. Në një intervistë për Weekend Programme të BBC News, Osmani foli për marrëveshjen e arritur për personat e pagjetur, për të cilën tha se është një nga arritjet më të mëdha në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë mendoj se kjo është një nga arritjet më të mëdha të dialogut, sepse është një marrëveshje që prek direkt qytetarët tanë”, tha presidentja Osmani, derisa shtoi se mbi 1600 familje po përpiqen maksimalisht për të gjetur të afërmit e tyre, “që janë zhdukur me forcë nga regjimi i Millosheviçit. Ne besojmë që janë në varreza masive në Serbi, por na nevojitej Serbia të bashkëpunonte. Tani kyçe është përmbushja e marrëveshjes” tha Osmani.

Ndërkaq lidhur me Asociacionin me shumicë serbe, Osmani qartësoi se Kosova nuk do largohet nga obligimet e saj. Ajo bëri të ditur se Kosova është e gatshme të japë gjithçka që është në përkim me standardet evropiane, por jo ndonjë instrument që të mundë të shkelë sovranitetin dhe funksionin e Kosovës.

“Çka ne jemi të gatshëm të bëjmë, është të japim gjithçka që mundemi në përkim me standardet evropiane, për të akomoduar të drejtat e serbëve. Të drejtat njerëzore dhe të drejtat minoritare të serbëve. Por jo t’u japim serbëve një instrument përmes të cilit vazhdimisht do të injorojnë, të shkelin sovranitetin dhe funksionin e Kosovës si shtet” tha Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende nuk kuptohet cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjeturit!

Kosovë: Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin