MENU
klinika

Në garë për bashkinë Lezhë

Pashk Gjoni: Do ndalojmë ndotjen nga fabrika e mbetjeve shtazore

09.05.2023 - 09:40

 

“Si kryebashkiak pas 14 Majit, do të përdorë çdo hapësirë ligjore dhe mekanizëm kushtetues, për të ndaluar ndotjen dhe rrezikun e mëtejshëm për qindra familje nga fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore.” Ky ishte zotimi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni gjatë një takimi në formën e protestës me banoret e lagjes “Skëndërbeg” dhe “Demokracia” të cilët preken nga ndotja.

“Kjo zonë është bërë e pabanueshme nga ndotja e madhe që krijon fabrika”, u shpreh Deputetja e Lindita Metaliaj dhe banorët.

“Është e patolerueshme se si Bashkia Lezhë, AKU dhe ministria e linjës kanë braktisur këta banorë ndërsa flasin për turizëm dhe arritje imagjinare”, tha ndër të tjera kandidati i opozitës për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN