MENU
klinika

U përplas me shitësit ambulantë

Përgjaket vendi i shenjtë! Dhunohet roja i Kishës së Laçit

23.05.2023 - 13:50

Nje sherr i paralajmëruar disa javë më parë nga “Piranjat” tashmë ka degjeneruar në dhunë fizike. Shitësit ambulantë të vendosur në territorin e Kishës së Shna Ndout në Laç kanë dhunuar një roje. Përgjegjësi i rojeve private, Gjon Shkëmbi ka bërë edhe një denoncim në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, që ka në juridiksion dhe Laçin.

Për mediat lokale ai tha se më 30 prill ka ndodhur edhe një sherr masiv mes rojeve dhe shitësve ambulante ku është plagosur edhe një punonjës i tij. Në bazë të kontratës, të drejtën për ruajtjen e sigurisë së Kishës e ka subjekti “Marko Shkëmbi”. Të drejtën ia ka dhënë Provinca Françeskane me seli në Shkodër.

VIDEO-FOTOT/ PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet roja i Kishës