MENU
klinika

Sqarime për dhunën

Përplasjet në qendrat e votimit, Spaho dhe Aliolli thirren në polici

14.05.2023 - 15:50

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me denoncimet e bëra nga kandidatija e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Korçë, Ledina Alolli në lidhje me praninë e punonjësve të administratës pranë qendrave të votimit, duke intimiduar votuesit.

Policia njofton se kandidatja Alolli është thirrur në polici për t’u pyetur në lidhje me pretendimet e saj.

Gjithashtu policia ka reaguar dhe në lidhje me videon, ku deputeti i PD-së Edmond Spaho kap nga krahët brenda një qendre votimi në Maliq.

Edhe për këtë rast është thirrur deputeti për të dhënë sqarime në polici, ndërkohë që po vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se:
Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e Policisë, për t’u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë.

Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.

Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.