MENU
klinika

Tensionet në veri

Petkoviç: Kurti po kërkon të shmangë formimin e Asosacionit

30.05.2023 - 11:45

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po tenton të provokojë luftë sepse vetëm kështu mund të shmangë nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asosacionit për komunat serbe. Sipas tij prezenca e KFOR në komuna ka sjellë përshkallëzim të konfliktit, shkruan Krurir.rs.

“Sigurisht që ushtria serbe po bën punën e saj dhe do ta mbrojë popullin serb dhe shtetin e Serbisë, sepse kjo është obligim kushtetues, nuk duam luftë e as konflikte, nuk bëjmë trazira, kështu ka bërë Kurti. duke u përplasur me popullin me duar”, tha Petkoviç.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Del jashtë kontrollit situata në veri të Kosovës

Serbët godasin me shishe në kokë kryetarin e Listës Serbe!