MENU
klinika

Analiza

Planet e Biden rrezikohen “snajperët” amerikanë

06.05.2023 - 18:31

“Ata kanë marrë ndihmë ekonomike, ushtarake apo politike nga Shtetet e Bashkuara, ose, në disa raste, vazhdojnë të marrin edhe tani. E megjithatë, në tensionin ndërkombëtar që vetëm rritet dita-ditës midis Uashingtonit nga njëra anë dhe boshtit Kinë-Rusi nga ana tjetër, ata nuk synojnë të mbajnë anën e SHBA-së. Ky është qëndrimi i një grupi të madh vendesh, të cilat, në vend që të tregojnë mirënjohje apo afërsi ndaj Shtëpisë së Bardhë, preferojnë të qëndrojnë mënjanë, të gatshëm për të shfrytëzuar çdo avantazh të mundshëm të krijuar nga konflikti midis tre fuqive”. Kështu shkruan “The Washington Post”, referuar dosjeve të klasifikuara të Pentagonit të shpërndara në internet. Konkretisht, disa dokumente tepër sekrete të inteligjencës amerikane tregojnë sfidat me të cilat do të përballet axhenda globale e Presidentit Joe Biden, duke qenë se disa shtete do të përpiqen vetëm të përfitojnë. E gjithë kjo tregon pengesat që do të hasë Biden për të siguruar mbështetje globale, edhe mbështetjen e këtyre “snajperëve”, ??për të ndaluar përhapjen e autoritarizmit, të frenojë armiqësinë e Rusisë përtej kufijve të saj dhe të kundërshtojë shtrirjen globale të Kinës.

“Snajperët” e SHBA

Pekini po josh gjithnjë e më shumë kombe afrikane, të Amerikës Latine dhe të Azisë Juglindore, ashtu si dikur Uashingtoni, ndërsa Moska, për të shmangur sanksionet perëndimore, ofron marrëveshje të mira, sidomos për naftën dhe gazin. Shembulli më i qartë është Pakistani. Pas 11 shtatorit, Islamabadi mori miliarda dollarë ndihmë ekonomike dhe sigurie nga SHBA, por tani është shumë i varur nga investimet dhe kreditë kineze. Hina Rabbani Khar, ministrja e shtetit për punët e jashtme të Pakistanit, pretendoi marsin e kaluar se vendi i saj “nuk mund të përpiqet më të gjejë një rrugë të mesme midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”. Sipas tyre partneriteti me SHBA do të sakrifikonte përfundimisht të gjitha përfitimet e “partneritetit të vërtetë strategjik” me Kinën. Afrika e Jugut, një shembull tjetër, kohët e fundit zhvilloi stërvitje ushtarake me Rusinë. Një bisedë e 22 shkurtit midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Indiane, Ajit Kumar Doval dhe homologut të tij rus, Nikolay Patrushev, tregon edhe një here mbështetjen e Indisë për Rusinë në forume shumëpalëshe, duke përfshirë rezistencën për të mbështetur rezolutën e Kombeve të Bashkuara.E megjithatë, ndryshe nga Lufta e Ftohtë,sot nuk ka asnjë ideologji të përbashkët që mund të bashkojë “snajperët” e SHBA-së, si në të kaluarën me komunizmin.

Midis SHBA-së dhe Kinës

Një shembull tjetër janë kombet e Azisë Qendrore, si Kazakistani, që po kërkojnë të shfrytëzojnë konkurrencën kino-amerikane, për të pakësuar ndikimin rus. Udhëheqësit e rajonit “janë të etur të punojnë me këdo që ofron rezultatet më të menjëhershme, që tani për tani është Kina”, siç thuhet në dokument.Në të ashtuquajturin Jug global, ka vende që synojnë të pozicionohen si ura diplomatike midis tre rivalëve. Mes tyre është sigurisht presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, i cili javët e fundit ka takuar homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin, më pas ka pritur Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.Nga ana tjetër, Egjipti, sipas dokumenteve, fillimisht nisi prodhimin e deri në 40,000 raketave që t’i furnizoheshin fshehurazi Rusisë, por hoqi dorë nga marrëveshja. Administrata Biden është përpjekur të bindë, në vend që të frikësojë, shumë vende në zhvillim të mbështesin prioritetet globale të Uashingtonit, por pa marrë përgjigje të qarta.Rasti i Emirateve të Bashkuara Arabe e tregon këtë. Një vit më parë, agjencitë e inteligjencës amerikane zbuluan se Kina po ndërtonte fshehurazi një  objekt të supozuar ushtarak në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. E alarmuar, administrata e Bidenit paralajmëroi qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pas një sërë takimesh dhe vizitash, ndërtimi u pezullua. Dhe dhjetorin e kaluar, u zbulua se përsëri në Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte rifilluar ndërtimi i të njëjtës “baze të supozuar ushtarake kineze”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti i tij me Xi Jinping

‘Makthi’ i Biden mund të jetë Kina

Pas marrëveshjes për Brexit...

‘Britania ka humbur vetveten!’