MENU
klinika

Gabriel Escobar

“Pranimi i Kosovës në KE s’është fitore, por obligim”

04.05.2023 - 12:59

Vendimi për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës nuk është një fitore, por një obligim, kështu ka thënë Zëvendëndihmës Sekretari i SHBA-së, Gabriel Escobar.

“Këshilli i Evropës ka për obligim që të sigurojë aplikim sipas standardeve demokratike dhe lirisë”.

Sipas tij, statusi i pakicës serbe në Kosovë do të jetë hapi tjetër i Këshillit. Më tej, Escobar ka thënë se edhe Prishtina, edhe Beogradi janë të interesuara në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

“Ato nuk do të ishin në Ohër dhe nuk do të pranonin marrëveshje ligjërisht obligative nëse nuk do të ishin seriozë. Edhe Bashkimi Evropian, edhe SHBA-ja janë seriozë për këtë çështje”.

Escobar ka folur edhe për propozimet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Për herën e parë ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës për vizionin lidhur me Asociacionin, derisa Serbia ka një version tjetër. Përgjigjja për të dyja palët është që të flasin në dy javët në vijim”, ka theksuar ai.